E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Ekziston mirëkuptimi i duhur mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore

Kryeministri Berisha:  Ekziston mirëkuptimi i duhur mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore

Kryeministri Berisha përshëndeti sot, në mbledhjen Grupit parlamentar, punën e bërë nga deputetët në komisionin  ligjeve në procesin  e reformave, si dhe bashkëpunimin me opozitën për reformimin  e njërit prej sistemeve më kryesore të vendit, atë gjyqësor.

“Në këtë kontekst, unë dua të shpreh vullnetin e palëkundur të  mazhorancës që të procedojë në të gjitha aspektet e tjera këto reforma në interesin më të mirë të vendit , të demokracisë dhe konsolidimit të saj, të konsolidimit të kësaj klime, e cila është jetike për sistemin e demokracisë.” tha kryeministri.

Duke theksuar se reformat janë themeli i një sistemi demokratik, kryeministri nënvizoi se mbetet ende punë intensive, per te bere, në javët në vijim, për të konkretizuar rezultatet në reformën zgjedhore.  

Kryeministri vlerësoi pozitivisht faktin se në këtë aspekt ka përqafje të pranueshme nga të dy palët.  “Zoti Rusmali së bashku me Zotin Islami kanë vazhduar komunikimin dhe kanë elaboruar opsione dhe mundësira me të cilat rezulton se është plotësisht i mundshëm që ajo frymë që karakterizoi diskutimin e ligjit për drejtësinë, ajo frymë të karakterizoi diskutimin për reformën zgjedhore, si dhe për reformat e tjera.” - u shpreh Kryeministri.

Duke vlerësuar se fryma e bashkëpunimit është jashtëzakonisht e domosdoshme për lehtësimin e procesit të integrimit, dhe konsolidimin e vlerave demokratike, kryeministri theksoi se ky proces  i rëndësishëm do ti japë demokracisë së vendit dimensione të tjera.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›