Kryeministri Berisha pret Drejtoreshën e Bankës Botërore Jane Armitage
Kryeministri Berisha priti në një takim Drejtoreshën e Bankës Botërore Jane Armitage, e cila shoqërohej nga përfaqësuesja e BB-së në Tiranë Camille Naumah. Në këtë takim u diskutua për programin aktual të mbështetjes së Bankës Botërore dhe projektet e së ardhmes.
Kryeministri Berisha vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore për mbështetjen buxhetore, për projektin e privatizimit të Divizionit të Shpërndarjes në KESH dhe asistencën teknike në sigurinë e digave.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për financimin e rrugëve rurale, mbështetjen e projekteve të sigurisë në rast të katastrofave natyrore, si dhe për projektin e reformës së pensioneve. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet fiskale, ecurinë e çmimeve të artikujve ushqimorë, procesin e privatizimit të ndërmarrjeve strategjike “ARMO”, etj dhe vazhdimësinë e reformave në shërbimin civil dhe çështje të tjera prioritare.