E Diel, 1 Nëntor 2026

isë “Panasonic”. Në këtë takim, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për suksesin e vizitës së tij në Japoni, takimet me Kryeministrin Fukuda, Ministrin e Financave, Minis

Gjatë vizitës së tij në Japoni, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë “Panasonic”.

Në këtë takim, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për suksesin e vizitës së tij në Japoni, takimet me Kryeministrin Fukuda, Ministrin e Financave, Ministrin e Ekonomisë, Presidentin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Kryetaren e Agjencisë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit me Japoninë (JICA), përfaqësues të lartë të biznesit japonez etj.

Kryeministri Berisha i njohu drejtuesit e lartë të kompanisë Panasonic me suksesin e reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, të cilat e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin me barrën fiskale dhe koston e prodhimit më të ulët në Europë.

Më tej Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare ka ndërmarrë një revolucion të vërtetë fiskal, me vendosjen e taksës së sheshtë 10 %, uljen e takës për biznesin e vogël,  reduktimin e burokracive për regjistrimin e sipërmarrjeve nëpërmjet “one-stop-shop”dhe aplikimit të shërbimeve elektronike.                  

Gjatë takimit drejtuesit e kompanisë Panasonic, i shprehën Kryeministrit vlerësimin etyre të madh për reformat në Shqipëri, të cilat e kanë bërë Shqipërinë një vend tërheqës për investitorët  e huaj.

Ata u shprehën se kompania Panasonic ka planifikuar që brenda një kohe të shkurtër të kalojë nga shpërndarja në prodhim në Shqipëri, duke u nisur nga rezultatet pozitive të reformave që ka ndërmarrë qeveria.                

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›