E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Statusi i Kosovës drejt finishit

Kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e sotme të Grupit parlamentar, se statusi i Kosovës po ecën drejt finishit. Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një nga zhvillimet më historike , jo vetëm për kombin, por për të gjithe rajonin, Kryeministri vuri në dukje se ekziston një mirëkuptim i madh për sa i përket kësaj çështje.

Kryeministri vlerësoi përpjekjet e udhëheqjes politike të Kosovës për ta çmuar këte akt, si një akt madhor për të gjithe qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike.

“Tani shkojmë drejt një finishi me statusin e Kosovës dhe kjo përbën një nga zhvillimet më historike të kombit dhe të gjithe rajonit. Mendoj se ekziston nje mirëkuptim i madh për statusin. Udhëheqja politike e Kosovës ka bërë dhe bën përpjekjet më serioze, që këtë akt madhor historik ta çmojë si një akt madhor , historik për të gjitha qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Urojmë që Beogradi të fitojë realizmin që duhet, për tu përshtatur me këtë verdikt, jetik,   për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe të nisë  një kapitull tjetër te ri mes shqiptarëve dhe serbëve, dy popuj që kanë patur një të shkuar të hidhur, por që kanë të gjithë energjinë dhe potencialin për të pasur një vështrim të ri për të ardhmen e tyre evropiane.” tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›