E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i shpreh ngushëllimet familjes së minatorit të Bulqizës, Njazi Alliu.

Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së minatorit Njazi Alliu, i cili humbi jetën  ditën e djeshme,  teksa punonte në Minierën e Bulqizës.

Në këtë telegram Kryeministri Berisha shprehet:

“Mësova me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të minatorit Njazi Alliu, i cili humbi jetën në Minierën e Bulqizës.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe lutem  që familjarët dhe njerëzit e tij më të afërt të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen e madhe për vdekjen e njeriut të tyre më të dashur.”

Me respekt, Sali Berisha

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›