E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Parku industrial i Vlorës, projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qytetit

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet sot në një vizitë, në qytetin e Vlorës , iu përgjigj interesimit të medias, lidhur me ndërtimin e parkut industrial të qytetit. Duke e vlerësuar këtë projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qytetit, Kryeministri theksoi se Vlora me zonën e saj industriale është një nga vendet më tërheqëse për investimet, në të gjithë bregun Adriatik dhe Jonian. “Dy ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një projekt të cilin një grup biznesmenësh vlonjate në konsultim me autoritetet vendore kishin hartuar për krijimin  e parkut industrial në Vlorë. Ai është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe që do të nisë punën me shpejtësi. Ky projekt i jep Vlorës një zhvillim të fuqishëm ekonomik. Vlora me zonën e saj industriale është një nga vendet më tërheqëse për investimet, në të gjithë bregun Adriatik dhe Jonian, sepse është e lidhur ngushtësisht me portin me portin, përveç një seri faktorësh të tjerë." 

Kryeministri theksoi se në Vlorë parashikohen projekte gjigante, në porte dhe se Vlora nuk do të jetë një park energjetik. “Unë jam konsekuent në atë që premtoj. Vlora është shumë e kërkuar për çështjen e energjisë sepse ka thellësinë e ujërave dhe është më e përshtatshme se portet e tjera. Ashtu siç edhe ju e keni parë edhe dëshira e kompanisë ENEL ka qenë që investimin ta bëjë në Vlorë, por kjo nuk mund të realizohej sepse unë mbaj premtimin e dhënë, kështu që ata erdhën në Porto Romano. Është shumë e kushtueshme për ta , por unë dot mbaj premtimin. U kam thënë që nuk mund të bëhet në Vlorë. Pra Vlora nuk do të jetë park energjik, do të jetë zonë turistike, por sigurisht parku industrial është i domosdoshëm. Po kështu do të  ndërtohet një port gjigant jashtë qytetit, por kjo po studiohet. Porti e ngjit Vlorën në nivele shumë të larta, por nuk mund  të kemi park energjetik.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›