E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Suksesi i investimeve private, dëshmi e klimës miqësore ndaj biznesit

Në vijim të vizitës në qytetin e Vlorës, Kryeministri mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së Përpunimit të Lëngjeve të Frutave, në komunën Qendër, të Vlorës. Fabrika me vlerë 14 milion euro është investim privat dhe ka një fuqi prodhuese prej 40 mijë hektolitrash.

Duke e cilësuar ketë investim si një nga zhvillimet më pozitive të agrobiznesit, Kryeministri theksoi se kjo është dëshmi e suksesit të reformës ekonomike të qeverisë dhe e klimës më miqësore, që ka ekzistuar ndonjëherë në vend, ndaj biznesit,.

“Ky është një investim i ri privat prej 14 milion eurosh me nje fuqi prodhuese 40 mijë hektolitra dhe me një cilësi prodhimi të shkëlqyer. Është  një nga zhvillimet më pozitive të agrobiznesit. Ky investim është një dëshmi tjetër i suksesit të reformës ekomomike të qeverisë, është dëshmi tjetër  e klimës më miqësore që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri , për të mos thëne dhe ne ndonjë vend tjetër ndaj biznesit, investimeve private në tërësi.”

Duke përgëzuar Kryetarin e komunës Qendër, zotin Fredo Berberi, për realizimin e të ardhurave dhe krijimin e një buxheti të dytë suplementar për komunitetin, Kryeministri garantoi se qeveria do të mbështesë fuqimisht çdo projekt për zhvillimin  e komunës.

“Kryetari i Komunës Qendër, Vlore, njësoj si qeveria ka krijuar një buxhet të dytë suplementar për komunitetin, që është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Taksat janë ulur, të ardhurat janë rritur. Së pari, sepse ka zhvillim ekonomik, së dyti nuk ka shpërdorim, por ka disiplinë fiskale. Kjo është shtylla më e rëndësishme e nje shteti. kryetari i komunës e ka shndërruar këtë komunë në një kantier. Qeveria e ka mbështetur dhe do ta mbështesë atë, në një seri projektesh.”

Duke vlerësuar teknologjinë e lartë të fabrikës, Kryeministri përgëzoi sipërmarrësin dhe punëtorët e fabrikës, prodhimet e së cilës do të konkurrojnë me dinjitet tregjet ndërkombëtare

“Kjo është një fabrikë moderne e teknologjisë së fundit. Dua të përgëzoj sipërmarësin edhe të gjithë punëtoret për këtë investim të shkëlqyer prej 14 milion eurosh me një kapacitet fillestar prej 40 mijë hektolitrash, por që mund të shkojë deri në 120 mijë dhe me nje perspektivë të madhe për agrobiznenesin dhe me një inkurajim të madh për këtë sektor. prodhimet e kësaj kompanie janë bërë tashmë të njohura brenda dhe jashtë vendit. Këto prodhime dhe prodhime të tjera, po kapin tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar sepse shume e njohur shija e prodhimeve shqiptare.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›