Kryeministri Berisha: Qeveria e angazhuar të përmirësoje të gjithë infrastrukturën për parandalimin e përmbytjeve
Kryeministri Berisha po zhvillon sot një vizitë në qytetin e Vlorës ku fillimisht përuroi përfundimin e Argjinaturës së lumit Vjosë, në fshatin Fitore, të Komunës Novoselë. Vepra me vlerë 60 milion lekë, investim I Bankës Botërore përfshin argjinaturën për mbrojtjen nga Lumi Vjosë, kanalizimin e ujërave të bardha, mbingritjen e një pjesë të rrugës, asfaltimin e saj, si dhe përfundimin e kanaleve anësore në këtë pjesë të rrugës
Duke përshëndetur banorët, Kryeministri u shpreh se në sajë të këtij investimi të rëndësishëm, tashmë kjo zonë mund të quhet tërësisht e rehabilituar dhe jashtë rrezikut të përmbytjeve:
“Dy vjet më parë këtu ndodhi një përmbytje e madhe dhe mund të themi se vetëm një mobilizim i jashtëzakonshëm i autoriteteve vendore, I forcave të ushtrisë dhe policisë, parandaloi këtu një nga përmbytjet më të mëdha që do të mund të kishim patur.
Qeveria menjëherë angazhoi të gjitha forcat e nevojshme për parandalimin e përmbytjeve të tjetra me një argjinaturë të re, për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, pra rehabilitimin e zonës. Ky është një investim prej 60 milion lekësh,. Tani kemi të bëjmë me një zonë tërësisht të mbrojtur, të rehabilituar ashtu siç duhet. Ky është një nga investimet e panumërta që ne kemi në qarkun e Vlorës.”