E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Rruga, me urat dhe tunelin, do shndërrohen në një faktor të madh të bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe europian.

Sot, Kryeministri Berisha dhe kryeministri turk Reçep Taip Erdogan përshëndetën në ceremoninë e organizuar me rastin e inaugurimit të rrugës Rrëshen- Kalimash.

Kryeministri Berisha: Zoti kryeministër i Republikës ë Turqisë, miku im dhe i mbarë kombit shqiptar Recep Tayip Erdogan,

E nderuara kryetare e parlamentit te Shqipërisë, zonja Topalli,

Të nderuar ministra te qeverisë mike te republikës se Turqisë dhe qeverise shqiptare,

I nderuar miku im sharik tara, i dashur sharik , Sinan dhe gjithë familja tara e pranishme këtu sot,

Të nderuar përfaqësues të lartë të kompanisë Bechtel,

Të dashur qytetarë të mbledhur në këtë shesh të dashur shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, në këtë ditë historike për ju , mirënjohjen më të thellë, mirëseardhjen më të përzemërt, mikut tonë të shquar, kryeministrit të Turqisë dhe delegacionit të tij. Sot i pranishëm në këtë ditë historike  për mbarë kombin shqiptar, mirënjohjen më të thellë ndaj drejtuesve te kompanisë  Bechtel- Enka dhe atyre mijëra punëtorëve të cilët shndërruan në realitet një ëndërr të mrekullueshme shqiptare. Sot ne inaugurojmë korridorin e kombit, autostradën Rrëshen –Kalimash,  cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, për mbarë kombin shqiptar. Korridori i kombit është korridori që i jep fund ndarjes në mes të trupit të kombit shqiptar. Korridori i kombit është nderimi më madh për ata qindra e mijëra  burra e gra shqiptare që ranë,për të pushuar përjetë në altarin e lirisë së kombit,  që flijuan jetën e tyre, për liri dinjitet e bashkim kombëtar. Korridori i kombit është vepra më e madhe e ndërtuar nga ky komb në tërë historinë  e tij.

Ky korridor për nga përmasat  e tij vetëm në segmentin Rrëshen –Kalimash tejkalon 4 deri në 5 here HEC e fierzës dhe mbi 2,8 here tërë kaskadën e Drinit. Korridori i kombi i jep Kosovës daljen në detet  e shqiptarëve, korridori kthen kombin shqiptar në  të gjitha trojet ku ndodhen, drejt detit dhe detrave të veta. Korridori është gjithashtu korridori i miqësisë dhe  bashkëpunimit. Të gjithë ata të cilit të nisur nga shqiptarofobia bënë çdo gjë për të penguar ndërtimin  e tij dua ti siguroj se shqiptarët udhëhiqen dhe  do të udhëhiqen nga fryma  e miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se ky korridor do tu shërbeje jo vetëm shqiptarëve por të gjithë popujve të rajonit, maqedonasve, serbëve , boshnjakeve, bullgareve  dhe të gjithë të tjeret. Rruga dhe urat e saj, tuneli i saj  do të shndërrohen në një faktor të madh të bashkëpunimi, integrimit  rajonal dhe evropian.

Qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Sot, ju merrni një shpërblim të madh për luftërat tuaj vigane për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridori i kombit është dëshmia e madhështisë së lirisë, i ndërtuar këtu, në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit, nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite me par,  renditej ndër tre apo katër më të varfrit në botë, i ndërtuar në një kohë rekord filloi në shkurtin e viti 2007 dhe përfundoi në qershorin e vitit 2009, dëshmoi se për kombet  e lira e pamundshmja behet  e mundshme, se kombet e lira, duke shfrytëzuar lirinë dhe pasurinë e saj, mund të shndërrojnë ëndrrat e tyre në realitet. Sot ne përjetojmë shndërrimin në realitet të një ëndrre shekullore të shqiptarëve.

Qytetarë dhe qytetare të Shqipërisë!

Ky korridor u ndërtua në 2 vjet e pak muaj,kjo është vepra më e madhe publike e tëra kohërave që kanë ndërtuar shqiptarët, por krahas ndërtimit të tij, qeveria ime dyfishoi të gjitha pensionet e fermerëve shqiptarë, qeveria dyfishojë rrogat për 60 mijë mjekë , infermierë , mësuese, të vendit. Qeveria ndërtoi rreth 6000 km rrugë në të katër anët  e vendit,qeveria mbi  ndërtoi mbi 1012 shkolla apo i rindërtoi ato, qeveria shtriu internetin në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe po sjell  Shqipërinë me shpejtësi në moshën dixhitale. Në këtë hark të shkurtër kohor Shqipëria ndryshoi më shpejt dhe më shumë se kurrë, kjo është merita  e lirisë, e pasurive të pashtershme te saj.  Një mirënjohje të thellë ndaj jush qytetarë shqiptarë, ndaj taksapaguesve shqiptarë, ndaj miqve tanë kudo në botë për mbështetjen e madhe që na dhanë.

Dua ta mbyll fjalën time, Duke uruar mbarë kombin kudo që ndodhet në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni, diasporë, në emigracion, duke  siguruar atë se korridori është themeli infrastrukturor i Shqipërisë moderne, se në 4 vitte që vijnë ky vend do të kapë një horizont t ë ri, të cilin ne  akoma nuk e kapim dot me sytë tanë, me forcën transformuese të  lirisë, forcën e saj revolucionare më të fuqishme që kohërat kanë njohur, ne do të transformojmë Shqipërinë, do ta ngjisim atë në lartësinë që meriton.

Zoti Kryeministër Erdogan, një mirënjohje të thellë ndaj jush, që erdhët në Shqipëri në këtë ditë të madh, një mirënjohje ndaj qeverisë dhe kombit tuaj, për solidaritetin  e jashtëzakonshme, dhe ndjenjat e miqësisë dhe mbështetjes së madhe që ju i keni dëshmuar dhe ju dëshmoni ndaj shqiptarëve, një mirënjohje të thellë ndaj kompanisë Bechtel- Enka për këtë  kryevepër që ndërtuat në Shqipëri. Por unë nuk mund ta mbyll fjalën time pa shprehur nje mirënjohje të thellë mikut tim Sharik tara. Miku im është një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të vendit të tij, të Turqisë. Sharik Tara është, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm , por është gjithashtu me rrënjë shqiptare, me rrënjë ballkanike. Zoti kryeministror, Sharik Tara ka vizituar gjatë këtyre viteve  me dhjetëra  apo qindra herë Shqipërinë dhe vendet  e Ballkanit, me qëllimin e vetëm për të kontribuar për paqen dhe bashkëpunimin midis tyre, .I dashur Sharik unë jam krenar se së bashku realizuam një qëllim të madh, ndërtuam këtë korridor që unë kam bindje të thellë se do të jetë korridori i paqes dhe i miqësisë mes kombeve të Ballkanit.

Edhe njëherë gëzuar shqiptarëve këtë kryevepër, këtë mrekulli të vërtetë, këtë dëshmi të forcës së tyre si njerëz të lirë.

Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rroftë kombi shqiptar, miqtë e tij në Ballkan, në rajon, kudo në botë.”

Kryeministri turk Reçep Taip Erdogan:

I nderuar miku im Sali Berisha ,

Të nderuar miq të mirë shqiptarë,

Të nderuar zonja dhe zotërinj

Ju përshëndes të gjithë në këtë takim shumë kuptimplotë, në këtë ceremoni inaugurimi. Uroj me gjithë zemër që kjo rrugë të jetë e mbarë për të gjithë popujt tanë. Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time të veçantë që po marr pjesë në inaugurimin e rrugës Rrëshen-kallimadh e cila do ta lidhë Kosovën me portin e Durrësit. Por unë jam edhe më i emocionuar dhe më krenar se këtë rrugë së bashku me firmën Bechtel e ka ndërtuar edhe firma turke Enka. Përshëndes të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e kësaj rruge, duke nisur nga arkitektët, inxhinierët dhe deri tek punëtorët  më të thjeshtë.

Unë dëshiroj të falënderoj, të  përshëndesë dhe të përgëzoj në praninë tuaj,  mikun tim Sali Berisha ministrat shqiptarë, dhe të gjitha ata pë punuan për këtë vepër. Unë kam bindjen e plotë se kjo rrugë nuk do të bashkoje vetëm vendet, vetëm qytetet, por do të bashkojë zemrat tona, do të afrojë më shumë njerëzit me njeri-tjetrin. Unë besoj me gjithë zemër se kjo rrugë do të ndikojë së tepërmi për forcimin e mëtejshëm dhe zhvillimin e mëtejshëm e Kosovës,  të cilën kemi nderin dhe kënaqësinë tani ta kemi pranë nesh, tani, si një shtet të pavarur

I nderuar miku im Berisha, të nderuar zotërinj ministra, të nderuar njerëz të mirë të Shqipërisë,

Ndoshta e dini se fjala Ballkan ka kuptim vargmale. Megjithëse midis vendeve tona ka male,ne mundëm që gjatë gjithë historisë  të jemi afër me njëri-tjetrin, të realizojmë së bashku në vëllazëri të plotë, idealet tona, për një jetë më të mirë, gjithnjë së bashku. Ne i kapërcyem këto male  dhe gjithmonë duke lënë mënjanë ndarjet fetare dhe etnike ne gjithmonë kemi qenë së bashku i kemi carë malet dhe jemi afruar me njeri-tjetrin . Dëshiroj të theksoj se ne në vendim tonë, të gjithë shtetasit turq, me origjinë ballkanike i shohim si persona që kanë pasuruar dhe zhvilluar vendin tonë. Të gjithë shtetasit tanë turq me origjinë shqiptare, kosovare, boshnjake, ne i konsiderojmë si pjesë tonën, pa asnjë dallim. Ne në të njëjtën kohë shtetasit tanë turq që punojnë, në Kosovë, Shqipëri i shikojmë si një urë lidhëse që fuqizon akoma më shumë në miqësinë mes vendeve tona.

Të nderuar miq!

 E them me sinqeritet se gëzimi i Shqipërisë është gëzim edhe për ne, gëzimi për Kosovën është gëzim edhe për ne. Turqia është vendi që do të ndjeje kënaqësinë  më të madhe nga zhvillimi i mëtejshëm Shqipërisë dhe Kosovës , si vende të fuqishme, të lira, demokratike. Kjo rrugë është  tepër e rëndësishme, sepse është një kryevepër shumë  madhe, sepse në fund të fundit, çdo rrugë është një qytetërim dhe ne jemi kombe të qytetëruar. Jemi shumë të lumtur që në ndërtimin  e kësaj autostrade ka marrë pjesë një firme turke. Për këtë jemi edhe shumë të gëzuar. Në këtë ditë jemi krenarë se është realizuar një kryevepër e tillë në një terren të tillë malor, për Shqipërinë tonë mike, aleate dhe motër.  Gjithashtu për ne është burim krenarie dhe frymëzimi edhe fakti që miqësia mes vendeve tona sa vjen e rritet, shtohet numri i investimeve tona në vendin tuaj. Ne i inkurajojmë investitorët tanë, u themi atyre bëni sa më shumë investime ne Shqipëri.

 Unë bashkë me mikun tim Berisha kemi bindjen e plotë se do të ketë zhvillime me te shpeshta në fushën ekonomike, investitorët tanë do të vijnë më shumë në Shqipëri, dhe Shqipëria do të bëhet një vend i rëndësishëm, ku investitorët tanë nuk do të prodhojnë vetëm për Shqipërinë,  por edhe për Turqinë dhe vende të tjera.

Sipërmarrësit turk po investojnë në Shqipëri, veçanërisht, në ndërtim, banka,telekomunikacion,shëndetësi, metalurgji dhe  miniera, dhe po tregojnë interes për sektorin e turizmit. Unë me kolegun tim të nderuar kemi bërë projekte për gazin natyror dhe shpresojmë së afërmi të realizojmë që gazi natyror të kalojë tranzit edhe në Shqipëri.

I nderuar zoti Berisha, të nderuar miq

Ne ndiejmë kënaqësi dhe krenohemi me këtë vepër të madhe. Unë kam bindjen se pengesat do ti kapërcejmë së bashku njëra pas tjetrës. Tashmë vendet tona do të lidhen edhe fizikisht. Unë kam bindjen se ky partneritet do të vazhdojë në solidaritet duke u forcuar gjithnjë dhe më shumë. Dëshiroj të theksoi edhe njëherë se ne jemi të gatshme të vazhdojmë të ndihmojmë dhe të bëjmë çdo gjë për stabilitetin, për mirëqenien e Shqipërisë dhe të  Kosovës.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë punonjësit e Bechtel dhe Enka për këtë punë të madh që kanë bërë.

Duke përshëndetur dhe përgëzuar edhe njëherë zotin Berisha dhe ekipin  e tij, uroj që kjo rrugë e re të jetë një shpresë për të gjithë qytetarët shqiptarë.”


25/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›