E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Agrobiznesi në vend po zhvillohet me ritme të mëdha

- Kryeministri u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqishëm iniciativat për zhvillimin e mëtejshëm të agrobiznesit

Kryeministri Berisha përuroi sot, Frigoriferin e prodhimeve bujqësore në komunën Bulgarec, investim privat me vlerë 500 mijë euro, në të cilën qeveria mbulon interesin e kredisë, të marrë nga firma private.

Duke vlerësuar këtë investim të rëndësishëm, Kryeministri u shpreh se ai është realizuar  në kuadrin e mbështetjes për agropërpunimin dhe agrobiznesin. Kryeministri vuri në dukje se ritmet e zhvillimit të agrobiznesit janë të mëdha dhe kjo nuk duhet të kalojë pa u vënë re. “E vërteta është që iniciativa private ka shpërthyer fuqishëm në këtë fushë, dhe ne po bëjmë çdo përpjekje për ta mbështetur atë me mbulimin e interesave të kredive që ata marrin. Kjo insiativë është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi prodhimi po rritet me shpejtësi. Korça shumë shpejt së bashku me Bilishtin dhe Kolonjën do të jenë epiqendra ballkanike e kultivimit të mollëve”, tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›