E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha priti përfaqësuesin e kompanisë gjermane TUVRheinland Group, Dr.Jurgen Brauckmann.

Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij përfaqësuesin e kompanisë gjermane TUVRheinland Group, Dr.Jurgen Brauckmann.
Dr. Brauckmann prezantoi tek  kryeministri kompaninë e tij dhe shprehu interesin e TUVRheinland Group për të marrë pjesë në konçensionin për Shërbimin e Kontrollit Teknik  të Detyrueshëm të Automjeteve. TUVRheinland Group shprehu interes edhe për projekte në fushën energjitike.
Kryeministri Berisha mirëpriti interesin e investitorëve gjermanë per t’u bërë pjesë e konçensionit për Shërbimin e Kontrollit Teknik  të Detyrueshëm të Automjeteve  dhe i inkurajoi që të prezantohen me projekte konkrete edhe në sektorin e energjitikës.
Kryeministri Berisha rikonfirmoi ndërkohë se qeveria shqiptare do të ofrojë një klimë mbështetëse për të gjithë investitorët e huaj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›