E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me projektet e kompanisë austriake CIh Immobilien und beteiligung gmbh.

Kryeministri Berisha priti në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë austriake CIh Immobilien und beteiligung gmbh. Kjo kompani shprehu interes për të investuar në Shqipëri me dy projekte energjitike: ndërtimin e një termocentrali të lëvizshëm me fuqi prodhuese 21 megawat dhe një termocentrali tjetër në zonat e percaktuara nga KESH.
Kryeministri Berisha mirëpriti interesin  për t’u përfshirë në procesin e tenderave për ndërtimin e projekteve energjitike dhe garantoi investitorët austriakë se KESH do të shqyrtojë me kujdes ofertat e tyre për investime në hidro-energji.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›