E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, hapa të rëndësishëm në luftën me tolerancë zero ndaj krimit

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Koordinatoren rajonale të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Krimit dhe Drogës, zonjën Carla Ciavarella.

Kryeministri Berisha pasi i uroi mirëseardhjen zonjës Ciavarella, i shprehu vendosmërinë e plotë dhe angazhimin maksimal të qeverisë për të vazhduar luftën me zero tolerancë ndaj krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, të cilat mbeten prioritete kryesore të qeverisë shqiptare.

Duke e njohur koordinatoren Carla Ciavarella me arrtijet e qeverisë shqiptare në këto fusha, Kryeministri Berisha nënvizoi se indeksi i kriminalitetit në Shqipëri është sot në nivelet më të ulëta.

Përfaqësuesja e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Krimit dhe Drogës e falenderoi Kryeministrin për pritjen dhe theksoi se kjo zyrë vlerëson jashtëzakonisht lart punën dhe arritjet e qeverisë gjatë viteve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, drogës dhe korrupsionit.

Zonja Ciavarella tha se Shqipëria është shembulli se si lufta me tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit, sjell rezultate të rëndësishme dhe konkrete.

Kryeministri Berisha e vlerësoi gjithashtu si tepër të rëndësishëm bashkëpunimin me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Krimit dhe Drogës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›