E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Bashkëpunimi i të gjitha forcave politike siguron një reformë zgjedhore të suksesshme

Gjatë analizës së bërë raport progresit për Shqipërinë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha, u ndal në mënyrë të veçantë, në konkluzionet e raportit për reformën zgjedhore. Kryeministri tha se në raport vlerësohen hapat e ndërmarra nga qeveria për regjistrin digjital të gjendjes civile, si dhe prodhimit të kartave dhe pasaportave digjitale, por theksoi kryeministri, raporti kërkon nga të gjitha  forcat politike, që ti japin një përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur, kuadrit ligjor.

Në këtë kontekst, Kryeministri nënvizoi se ecuria e reformës zgjedhore varet nga mënyra se si e përcaktojnë forcat politike të vendit atë.

Kryeministri shtoi se problemi kryesor i reformës zgjedhore mbeten komisionet zgjedhore. Në këtë drejtim u shpreh kryeministri,  duhet të veprohet me mençuri dhe përgjegjësi për të gjetur formatin e duhur për këto komisione, të cilët nuk duhet të jenë më të përbërë prej 13 anëtarësh.

Duke shprehur besimin tek opozita, Kryeministri theksoi se koalicioni qeveritar së bashku me opozitën duhet të marrin vendime në interes të vendit, në mënyrë që ti përshtaten kërkesave për një reformë zgjedhore sa më të mirë për vendin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›