E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Diktati i pronarëve në politikat editoriale të medieve, i papranueshëm

Duke u ndalur në pjesën e Raportit që flet për lirinë e medieve, Kryeministri veçoi dy elementë thelbësorë në këtë drejtim: presionin e politikës për të diktuar politikat editoriale të medieve dhe diktatin e pronarëve.

Duke theksuar se diktati i pronarëve ndaj gazetarëve është i papranueshëm, Kryeministri  Berisha u shpreh se politikanët shqiptarë duhet ti thonë ndal presionit për të diktuar politikat editoriale të medias.

Kryeministri u zotua se nëse shoqatat e gazetarëve nuk do të marrin masa për hartimin e një ligji, që do të kufizojë pronarët në ndërhyrjet e tyre, këtë gjë do ta bëjë qeveria.

Kryeministri vlerësoi faktin që raporti evidenton qartësisht presionin e pamerituar të pronarëve, të cilët mund të njohin çdo gjë tjetër, përveç medias, e cila është një problem profesionistësh, gazetarësh dhe qytetarësh.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›