Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të “Penta Investments”
Kryeministri Berisha ka pritur sot drejtues të kompanisë “Penta Investments”, aktiviteti i së cilës është i shtrirë në gjithë vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Drejtuesit e këtij fondi investimesh kanë shprehur në këtë takim, interesin për të marrë pjesë në programin e privatizimit në Shqipëri.
Interesin më të madh ata e kanë shprehur për privatizimin e rafinerisë së naftës dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Kryeministri, pasi është njohur me interesat e drejtuesve të “Penta Investments”, u ka shpjeguar atyre fazën në të cilën ndodhet procesi i privatizimit, i ka ftuar të marrin pjesë në këtë proces, në përputhje me termat e referencës që po pregatiten nga konsulentët, si dhe u ka bërë me dije se propozimet e tyre do të vlerësohen.