E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti ambasadoren e Francës në Tiranë, znj. Maryse Daviet

Kryeministri Berisha prit sot në një takim ambasadoren e re të Francës në Tiranë, zonjën Maryse Daviet.
Pasi i uroi mirëseardhjen dhe e falënderoi për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme Franca i ka dhënë Shqipërisë, Kryeministri i shprehu ambasadores Daviet vendosmërinë dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Në këtë kontekst ambasadorja e Francës në Tiranë e siguroi kryeministrin Berisha se qeveria franceze mbetet e angazhuar për çuar më tej këtë bashkëpunim.
Më tej, dy personalitetet u shprehën angazhimin e qeverive të të dy vendeve për intensifikimin e kontakteve politike në nivelet më të larta.
Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit në rajon, Kryeministri Berisha i shprehu ambasadores Daviet falënderimet dhe mirënjohjen më të thellë për përkrahjen që qeveria franceze dhe Presidenti Sarkozy kanë dhënë për Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj.
Kryeministri shprehu mirënjohje dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Franca dhe Presidenti Sarkozy po i japin agjendës evropiane të Ballkanit Perëndimor, si dhe integrimin e Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.  
Kryeministri Berisha dhe ambasadorja Daviet diskutuan dhe për zhvillime të tjera rajonale.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›