E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Edukimi financiar i qytetarëve detyrë e përbashkët e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave

Në lancimin e regjistrit të kredive, Kryeministri Berisha evidentoi se është thellësisht domosdoshme  një përpjekje e përbashkët Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për edukimin financiar të popullatës. “Këto dy institucione kanë shumë anë pozitive, por kanë një fatkeqësi pothuajse të lindur, gjuhën e drunjtë në komunikimin me të tjerët. Njëra palë, nuk interesohet për një gjuhë transparente, ndersa tjetra përdor një fjalor, të cilin vetëm një grup i caktuar qytetarësh e asimilojnë.” -  tha Kryeministri.

Duke theksuar se edukimi financiar duhet të jetë një përparësi e shumë e madhe, Kryeministri vuri në dukje se treguesit e praktikimit financiar janë të papranueshëm për një shoqëri moderne. “Një përqindje e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk trokasin dot në sportelet e bankës. Sepse nuk kanë njohuri për të trokitur në këto sportele, ndaj dhe le të ndërmarrim një fushatë për edukimin financiar të qytetarëve." - u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›