Kryeministri Berisha: Regjistri i kredive është regjistri i transparencës
Kryeministri Berisha: Shqipëria, hapa të rëndësishëm drejt moshës dixhitale
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në takimin e organizuar nga Banka e Shqipërisë për lançimin e regjistrit të kredive. Se bashku me Kryeministrin Berisha merrnin pjesë në këtë aktivitet, Ministri i Financave Ridvan Bode, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Shefja e Misionit të FMN, zonja Ann Margaret Westlin, si dhe punonjës së Bankës së Shqipërisë dhe përfaqësues të Institucioneve ndërkombëtare bankare që veprojne në vendin tone.
Në përshëndetjen e rastit, Kryeministri Berisha u shpreh se funksionimi i regjistrit të kredive është një ngjarje tejet e rëndësishme, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë dhe tregun bankar në Shqipëri, por për mbarë jetën e vendit. “Çdo hap drejt moshës dixhitale që hedh vendi është një hap drejt modernitetit, është hap drejt shkëputjes të asaj trashëgimie tejet të vështirtë të cilën ne kemi patur dhe vazhdojmë ta kemi në shumë aspekte.” u shpreh Kryeministri.
Kryeministri theksoi se regjistri i kredive është një eveniment shumë i madh për tregun bankar dhe për tregun financiar në Shqipëri sepse është regjistri i transparencës.
Duke nënvizuar se problemi i transparencës dhe domosdoshmërisë së saj, ishte një ndër çështjet më kryesore në Forumin Ekonomik, Botëror të Davosit, Kryeministri tha se regjistri përbën një themel shumë të shëndoshë të transparencës së veprimtarisë bankare në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri kërkoi që të shpejtohet në një afat sa më të shkurtër edhe përfshirja në këtë proces i të gjitha mikrokredive.
Te gjitha institucionet e tjera, u shpreh Kryeministri duhet të punojnë që të krijojnë ndërfaqe me regjistrin kredive në mënyrë që hipoteka, pronat, regjistri i pasurive, regjistri i penaliteteve, të krijojnë ndërfaqen e domosdoshme për një veprimtari sa më të sigurtë.
Kryeministri theksoi se E-governemet është një prej dy objektivat më madhore në punën e qeverisë për këtë vit dhe ftoi të gjitha agjencitë të gjitha agjencitë që ta përparësojnë këtë proces të rëndësishëm. “Nuk do të arrimë dot me moshën digjitale në rast se secila nga agjencitë tona nuk përcakton buxhetin dhe rrugët më të shkurtra për arritjen e kësaj moshe. Progresi është real, por përpjekjet të mëdha duhet të bëhen nga të gjitha agjencitë e tjera.”, tha Kryeministri.
Duke vënë në dukje se qeveria është thellësisht e interesuar dhe vlerëson punën e bankës së Shqipërisë dhe të bankave të tjera tregtare të vendeve të tjera që veprojnë në Shqipëri, kryeministri nënvizoi se qeveria është përpjekur dhe përpiqet të krijojë një bazë solide ligjore për veprimtarinë bankare të vendit.
“Qeveria ka ndërmarrë hapa serioze për të luftuar komunikimin me kesh dhe për të shtrirë në çdo veprimtari transaksionin bankar.”, u shpreh Kryeministri.
Ndërsa, Guvernatori i Bankës Ardian Fullani u shpreh në fjalën e tij se regjistri i transparencës është një ngjarje madhe për të gjithë ekonominë e vendit, pasi do të ndikojë ndjeshëm në formalizmin e mwtejshwm tw kësaj ekonomie.
Regjistri i kredive është një bazë me të dhëna dhe informacione demografike dhe mbi angazhimet financiare, reale të personave që aplikojnë për kredi pranë një banke, dege të një banke të huaj të licencuar nga banka e Shqipërisë apo pranë institucioneve të tjera kredidhënëse.
Qëllimi kryesor i regjistrit të kredive është të ndihmojë në kryerjen e transaksioneve të shëndosha kredituese, nëpërmjet vënies në dispozicion të informacionit mbi kredimarrësit, si dhe nxitjes së eficencës dhe sigurisë së procesit të kredidhënies.