E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Gazetarët, parlamentarë të fjalës së lirë

Duke iu drejtuar mediave të pranishme në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri u shpreh se do të hartohen të gjitha ligjet e nevojshme në mbrojtje të gazetarëve, duke theksuar se liria e mediave është e çmuar për të gjithë. Kryeministri u shpreh se gazetarët janë parlamentarët e fjalës së lirë dhe dekriminalizimi i shpifjes kishte synim vetëm mbrojtjen e integritetit të tyre. Ai u bëri thirrje edhe njëherë gazetarëve të adoptojnë standartet e tyre, duke sjellë si shembull legjislacionin austriak.

"Edhe nëse ju bëjnë presion pronarët, ligji do të bëhet sepse liria juaj është e çmuar për të gjithë ne. Ju nuk jeni në parlament për të patur imunitet, por ju jeni parlamentarë të fjalës së lirë dhe në mënyrë absolute edhe ligji për dekriminalizimin e shpifjes nuk kishte synim tjetrë veçse konfirmimin e statusit tuaj si parlamentarë të fjalës së lirë. Edhe për ligjin tjetër, të cilin unë e pres nga gazetarët dhe, nëse nuk e ndërmarrin, do të sjellim shembullin e ligjit austriak, sepse Austria përfaqëson demokracinë e standardeve më të larta."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›