E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Infrastruktura prioritet për investimet

Kryeministri Berisha pati sot një drekë pune me drejtues të pushtetit vendor të Gjirokastrës, Përmetit dhe Këlcyrës, të cilët i siguroi se qeveria do të financojë çdo projekt të tyre për shkolla, ujësjellësa dhe rrugë.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri kërkoi prej tyre që të konkurrojnë me projekte, duke vënë në dukje se vitin e kaluar ka pasur mungesë në mënyrë të veçantë të projekteve për shkollat.

Në vazhdim, Kryeministri u ndal në ligjin për koncesionet, i cili i jep të drejtë qeverisjes qendrore dhe asaj vendore të jenë kontraktorë të dhënies së pasurive që administrojnë. Ky ligj, - u shpreh Kryeministri, - i jep pushtetit vendor një të drejtë të barabartë me ministritë.

Duke u ndalur në zhvillimin e turizmit, Kryeministri Berisha vlerësoi rritjen e numrit të pushuesve këtë sezon turistik dhe faktin se agjencitë botërore e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e tyre. Ai kërkoi nga kryetarët e komunave dhe bashkive të zonës që të vënë të gjithë veprimtarinë e tyre në funksion të turizmit, ndërsa u shpreh se qeveria do të investojë për përmirësimin e infrastrukturës në këto pika turistike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›