E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përuron përfundimin e segmentit të parë të rrugës hyrëse të Gjirokastrës

- Kryeministri inspekton edhe punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik

Gjatë vizitës në Gjirokastër, Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e segmentit të parë të rrugës hyrëse të qytetit. Rruga është financim i buxhetit të shtetit me vlerë 116 milion lekë. Dy segmentet e tjera të saj do të përfundojnë brenda muajit tetor të vitit të ardhshëm. Kryeministri vlerësoi se ky investim do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së qytetit.

Duke folur për projektet në vazhdim për Gjirokastrën, Kryeministri veçoi projektin për bulevardin kryesor të qytetit, me trotuaret, ndriçimin dhe dekoracionet përkatëse, si dhe projektin e rikthimit të qendrës së qytetit, sipas të cilit, të gjitha agjencitë qeveritare do të vendosen në Qafën e Pazarit dhe përreth saj. Ndërsa brenda vjeshtës së këtij viti, informoi Kryeministri, me kryetarët e bashkive të Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës do të përurojmë fillimin e rrugës së Kardhiqit, që e afron më shumë Gjirokastrën ne Sarandën dhe këtë të fundit me kryeqytetin.

Kryeministri i kërkoi firmës ndërtuese të shkurtojë afatin e ndërtimit të rrugës, brenda mundësisë të saj me dy muaj, pasi çdo muaj i humbur peshon më rëndë.

Më pas, Kryeministri Berisha inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik, një investim me vlerë 4 milion euro, që sëbashku me linjën 20 kilovolt arrijnë në 5.5 milion euro. Ky nënstacion do të furnizojë me energji zonën industriale të Gjirokastrës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›