E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha i dërgon mesazh ngushëllimi Kryeministrit grek Kostas Karamanlis

Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit grek Kostas Karamanlis për humbjen e jetës së njerëzve nga zjarret e rënë një ditë më parë në Greqi.

Ndër të tjera, në këtë telegram thuhet:

"I nderuar zoti Kryeministër!

Me keqardhje të thellë mësova për humbjet njerëzore të shkaktuara nga zjarret e mëdha që kanë përfshirë disa zona të Greqisë.

Më lejoni që në këtë moment dhimbjeje të ndaj me Ju hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe t'ju shpreh në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të simpatisë për këtë humbje të madhe, për familjet e viktimave, për qeverinë dhe kombin Tuaj.

Qeveria shqiptare është e gatshme dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t'ju ofruar çdo lloj ndihme që ju do të keni nevojë për përballimin e situatës".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›