Kryeministri Berisha: Investimet e qeverisë po e shndërrojnë Shqipërinë rurale në Shqipërinë e asfaltuar dhe të zhvillimit të qëndrueshëm
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në përurimin e përfundimit të rrugës që lidh autostradën me Komunën Fushë Kuqe. Ky është financim i buxheti shtetit me vlerë 38 milionë lekë.
Gjatë përshëndetjes së tij, Kryeministri Berisha u shpreh se në sajë të këtyre investimeve të qeverisë Shqipëria po shndërrohet nga Shqipëria e baltës dhe çakullit në Shqipërinë e asfaltuar dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. “Shqipëria rurale e baltës dhe e cakullit po kthehet në Shqipërinë e asfaltit, të zhvillimit të qëndrueshëm dhe kjo është një nga premtimet e tjera të qeverisë që unë kryesoj. Siç po e shihni, rrugët e saj po kalojnë nga balta në asfalt”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, deputeti i zonës z.Pal Dajci dhe drejtues të pushtetit lokal.