Kryeministri Berisha inauguron rrugën e Kishës së Shna Ndout në rrethin e Laçit
Kryeministri Berisha inauguroi sot rrugën e Kishës së Shna Ndout në rrethin e Laçit, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 127 milionë lekë.
“Shfrytëzoj këtë rast dhe këtë ditë t`ju uroj ju dhe gjithë besimtarëve dhe pelegrinëve nga mbarë Shqipëria, që festojmë së bashku këtë ditë të shënuar. Rruga që inauguruam lehtëson lëvizjet e pelegrinëve dhe ndjek rrugën që ka ndjekur Shna Ndou në udhëtimin e tij të vështirë në viset ilirike”, u shpreh Kryeministri Berisha.
Rruga e re lehtëson lëvizjen e pelegrinëve që vizitojnë çdo vit Kishën e Shna Ndout në rrethin e Laçit.