E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Jemi të vendosur të kompensojmë qytetarët shqiptarë për rritjen e çmimeve

Gjatë takimit me fermerë të komunës Xarë, në Sarandë, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të marrë masa për të kompensuar qytetarët shqiptarë për rritjen e çmimeve në treg.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Kryeministri Berisha u shpreh: “Opozita flet për rritjen e çmimeve, por qeveria është e vendosur t'i kompensojë ata dhe do ta bëjë këtë. Por nuk pranojmë që me metoda të tjera të mbytet prodhimi vendas. Nuk është rruga e zgjidhjes ulja e taksave apo rritja e tyre për importet. Ne do të kompensojmë një për një pensionistët shqiptarë, rrogëtarët, personat me ndihmë ekonomike, por ne nuk mund të ndërhyjmë e të marrim masa që dëmtojnë prodhimin vendas. Mediat gjithë ditën sulmojnë përse qeveria nuk heq taksën e miellit a grurit, por qeveria është e detyruar të mendojë për fermerët shqiptarë, sepse nëse  hiqet ajo taksë, ata duhet të ikin të punojnë në vende të tjera. Por kjo nuk duhet të ndodhë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›