E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Saranda do të ketë aeroportin ndërkombëtar

Kryeministri Berisha tha sot, gjatë vizitës në Sarandë, se në këtë qytet do të ndërtohet aeroporti ndërkombëtar.

“Aeroporti, - tha Kryeministri - është investimi tjetër. Ministri i Transporteve ka marrë të gjitha lejet ndërkombëtare që duhen për shkak të ndërthurjes së hapësirave dhe këndeve që duhej të merreshin në raport me aeroportin e Korfuzit. Unë ju jap fjalën se Sarandën do ta bëjmë me aeroport ndërkombëtar.”

Kryeministri e konsideroi projektin për ndërtimin e aeroportit një investim të madh e të rëndësishëm për Sarandën.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›