E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit

Kryeministri Berisha vizitoi sot Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit ku u takua me disa studentë nga Kosova dhe turistë të tjerë që po vizitonin këtë pikë turistike.

Kryeministri Berisha u shpreh se zhvillimi i sektorit të turizmit mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. 
Saranda-tha Kryeministri- me bukuritë e saj natyrore të mrekullueshme, të gërshetuara me trashëgimninë kulturore dhe me një park si Butrinti, mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për turistët e huaj në Shqipëri.

"Qeveria do të investojë në të gjitha segmentet rrugore kombëtare, për të mundësuar rritjen e fluksit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Jam shumë i nderuar që zgjodhët të vizitoni Sarandën dhe ju garantoj që brenda një kohe shumv të shkurtër të gjitha potencialet turistike të vendit, do të jenë në dispozicion të cdo pushuesi", u shpreh Kryeminisstri Berisha gjatë bashkëbisedimit me vizittorët.

Kryeministri Berisha mbolli një pemë në Parkun Arkelogjik Kombëtar të Butrintit si simbol të mbarësisë turistike.      

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›