Kryetari i komunës Xarë Dhimo Kote: Faleminderit për premtimin e mbajtur
- Qeveria nis projektin e ndërtimit të rrugëve rurale me segmentin që lidh komunën Xarë me komunën Krane, në Sarandë
Gjatë vizitës në Sarandë, Kryeministri Berisha u ndal në komunën Xarë që ka përfituar nga projekti i qeverisë për ndërtimin e rrugëve rurale. Në takimin me kryetarin e kësaj komune Dhimo Kote dhe banorë të saj, Kryeministri tha se në përmbushje të premtimit të bërë një vit më parë, është në proces tenderimi dhe së shpejti fillon zbatimi i projektit për ndërtimin e rrugës që lidh komunën Xarë me komunën Krane. Rruga, e financuar në kuadër të Fondit të Zhvillimit Rural prej 400 milion dollarë, është projekti i parë që përfiton nga fondi për ndërtimin e rrugëve rurale.
Kryetari i komunës Xarë Dhimo Kote falënderoi Kryeministrin Berisha për premtimin e mbajtur. “Unë ju falënderoj se ju e mbajtët fjalën për ndërtimin e kësaj rruge,” tha zoti Kote.