Kryeministri Berisha: Komisionet hetimore, mënyra më e mirë për t'i shërbyer interesit publik
Kryeministri Berisha duke i'u përgjigjur interesit të medias përshëndeti iniciativën e opozitës për ngritjen e disa komisioneve hetimore, dhe e siguroi atë se do të këtë gadishmërinë e qeverisë për t'i vënë në dizpozicion të gjithë dokumentacionin që do t'i nevojitet.
"Unë e përshëndes opozitën në përpjekjet e saj për të ushtruar çdo formë kontrolli mbi qeverinë. E siguroj se do të ketë gatishmërinë tonë dhe se do t'i vihet në dizpozicion i gjithë dokumentacioni që do t'i nevojitet. Kontrolli në rrafshin e qeverisjes është funksini kryesor i opozitës dhe është mënyra më e mirë për t'i shërbyer interesit publik", u shpreh Kryeministri Berisha në një prononcim dhënë për mediat në qytetin e Fierit.