E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria do të promovojë nisma për zhdukjen e diskriminimit gjinor


Kryeministri Berisha deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qeveria do të bëhet promotore e nismave për përcaktimin e detyrimeve ligjore që mundësojnë zhdukjen e diskriminimit gjinor në shoqëri.


Duke e cilësuar si tejet të rëndësishëm projektligjin për barazinë gjinore në shoqëri Kryeministri Berisha tha se diskriminimi gjinor është mjaft i dëmshëm për vendin.    

“ Në mbledhjen e sotme kemi një ligj që unë do ta veçoja si kryesor, që është ligji për barazinë gjinore, i paraqitur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, që synon parandalimin e çdo lloj diskriminimi për shkaqe gjinore. Unë duke përgëzuar ministrin për këtë ligj, dua ta garantoj se kryeministri dhe qeveria do të bëhen promotorë të nismave, të cilat do të përcaktojnë detyrime ligjore, në mënyrë që të përpiqemi të dalim nga ky diskriminim jashtëzakonisht i dëmshëm për vendin, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›