Kryeministri Berisha: Mediet, një pushtet i fuqishëm, pa të cilin nuk ka demokraci
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha falënderoi mediat për ndihmesën dhe kontributin e tyre, për informacionin, për transparencën dhe gjithçka tjetër që kanë bërë që Shqipëria të meritojë ftesën në NATO.
Duke i vlerësuar mediet si një dimension i rëndësishëm dhe një nga katër shtyllat më kryesore të një shoqërie të lirë, Kryeministri theksoi se mediat janë një pushtet i fuqishëm pa të cilin nuk ka demokraci.
“Sot është një rast për të falënderuar mediet, të cilat, në dallim nga shoqëria civile, janë pushteti i katërt shumë i fuqishëm, konturuar si pushteti pa të cilin nuk ka demokraci. I falënderojmë shumë për të gjithë ndihmesën, kontributin e tyre, transparencën, informacionin, dhe çdo gjë tjetër që kanë bërë, që Shqipëria të meritojë këtë ftesë. Nuk ka diskutim që mediat e zhvilluara janë dimensioni kryesor, një nga katër shtyllat më kryesore të një shoqërie të lirë", u shpreh Kryeministri.