E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Në vitin 2010, ushtria shqiptare do të jetë tërësisht profesionale

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror për Integrimin në NATO, Kryeministri Berisha u shpreh se është bërë një progres i dukshëm në reformën e Forcave të Armatosura shqiptare. “Po rritet numri i ushtarëve buxhetorë, në mënyrë që në 2010 ne të kalojmë në ushtri profesionale.” theksoi Kryeministri.

Kryeministri u shpreh se një rëndësi shumë të madhe ka lufta kundër trafiqeve, për të cilën është e domosdoshme që strategjia të transkriptohet në një plan të shpejtë veprimi, për të trajtuar të gjitha aspektet.

Duke vlerësuar problemet e sigurisë, si përparësi absolute, kryeministri theksoi se do ti nënshtrohen reformës të gjitha institucionet  e fushës së sigurisë. “Komiteti i politikave të sigurisë është mbledhur, ka përcaktuar disa detyra. Agjencitë do të bëjnë sugjerimet, Problemet e sigurisë do të jenë të parat. NATO është para së gjithash Aleancë e Sigurisë. Në këtë aspekt ato kanë përparësi absolute, shqyrtohen me përparësi, mbështeten me përparësi.” tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›