Kryeministri Berisha:Lufta kundër korrupsionit mundëson një buxhet të dytë për të tretin vit radhazi
Në mbledhjen e sotme të KNI-së, kryeministri vuri në dukje ecurinë shumë pozitive të reformave në luftën kundër korrupsionit, rezultatet e së cilës si nxjerrja e administratës nga konflikti i interesit, shkurtimi me një të tretën i shpenzimeve operative të administratës, ulja me rreth 18 përqind e kostos së prokurimeve publike, janë ndër më të ndjeshmet.
“Sot inauguruam fillimin e terminalit në portin e Durrësit me një vlerë 33 % mëtë ulët se parashikimi. Transparenca e privatizimeve, privatizimi i ARMO-s me një vlerë rreth 13 herë më të madhe se sa vlera e ofruar rreth 4 vjet më parë. Mbledhja e të ardhurave, rritja e tyre pavarësisht nga ulja e taksave në masën 1,2 miliard dollarë janë nder treguesit me kryesorë të luftës kundër korrupsionit.”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri theksoi se në muajin qershor, si rezultat i një disipline fiskale më të mirë dhe i luftës kundër kontrabandës, korrupsionit dhe evazionit, do të paraqitet në parlament një buxhet i dytë.