E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Parku Industrial për Elbasanin, një premtim që do të realizohet shumë shpejt

Kryeministri Berisha inauguroi sot përfundimin e punimeve  në nënstacionin elektrik të Elbasanit.

“Ky është një investim prej 900 milionë lekë apo mbi 6 milionë euro. Me këtë investim stabilizojmë parametrat e furnizimit me energji të Elbasanit dhe i paraprijmë ndërtimit të Parkut të Elbasanit, i cili sipas vendimit të fundit të qeverisë duhet të ngrihet me shpejtësi sepse edhe ai është një premtim i im i madh për Elbasanin, një premtim për të cilin unë persistoj deri në realizimin e tij të plotë. Tani pas vendimit të qeverisë kam ndërmend të angazhoj të gjitha punimet e nevojshme për shndërrimin e tij në realitet”, u shpreh Kryeministri Berisha.


Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me furnizimin pa ndërprerje me energji, Kryeministri Berisha tha qeveria është e vendosur të blejë energji për plotësimin e nevojave të qytetarëve në çdo rast që në tregun rajonal do të ketë energji.

“Deri tani ka patur 24 orë drita. Ky vit ka qenë një vit me drita 24 orë, rezervat janë të mira, por mund të ishin edhe më të mira. Drita do të ketë 24 orë në çdo rast që në tregun rajonal të gjejmë energji për të blerë. Deri në plotësimin me burimet tona do të duhet disa kohë sepse do të hyjë në prodhim TEC-i i Vlorës, HEC-i i Kalivaçit, mund të ndërmarrim ndonjë iniciativë tjetër, por me këto çmime stratosferike të naftës sektorit privat edhe mund  t`ia ofrosh, por sektori publik është e vështirë.

Megjithatë Shqipëria po merr 24 orë drita. Nuk them se është zgjidhja përfundimtare, por është e sigurtë se është parapërfundimtare. Nga dje deri sot ne kemi inauguruar objekte të rëndësishme për transmetim energjie prej 35 milionë eurosh të marra së bashku dhe kemi dhe shumë të tjera. Eshtë linja e Podgoricës, është unaza elektrike e jugut pra kemi investime shumë të mëdha, sepse trashëgimnia ishte një fije e hollë teli”, theksoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›