E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha dënon aktin kriminal ndaj shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha i telefonoi sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi dhe dënoi me ashpërsi aktin e rëndë kriminal të kryer ndaj shtëpisë së Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Thaçi solidaritetin e tij për këtë ngjarje të rëndë, e cila ka për qëllim të destabilizojë situatën në Kosovë.

Kryeministri Berisha shprehu gjithashtu besimin se autoritetet kompetente do të ndalojnë dhe vendosin para ligjit të gjithë ideatorët dhe ekzekutuesit e këtij akti kriminal.  
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›