E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Përfundimi i procesit të shpronësimeve, do të përshpejtojë punimet për autostradën Vlorë-Fier

Në vijim të vizitës në qytetin e Vlorës, Kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të medias lidhur me ecurinë e ndërtimit të autostradës Vlorë-Fier. Kryeministri u shpreh se një problem madhor mbetet çështja e shpronësimeve, për të cilën po punohet për plotësimin e dokumentacionit përkatës dhe së shpejti do të shkohet drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

“Është e vërtetë që ka vonesë, - u shpreh Kryeministri - por jo për mungesë fondesh, sepse paratë janë qindarkë për qindarkë, as për mungesë projekti, sepse ai është i plotë, as për mungesë të dëshirës së kompanisë, sepse ajo është gati, por ka qenë një problem shumë madhor shpronësimi, pasi jo në një, por në disa fshatra të kësaj zone nuk ekziston asnjë bazë dokumentacioni për të shpronësuar tokën. Ne nuk mund të ecim në mënyrë të dhunshme. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për matje, regjistrime dhe pajisje me dokumentacionin përkatës dhe ky proces është në përfundim, pra, në atë zonë nuk kishte mundësi shpronësimi, sepse banorët nuk dispononin dokumentacionin. Kjo është e vërteta. Dhe për këtë po punohet dhe  jemi drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›