E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Privatizimi i "Albtelekom", sinjal pozitiv për investime të tjera të huaja në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një takim me Ministrin e Telekomunikacionit të Turqisë Binali Yildirim dhe Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë turke "Çalik energy AhmetÇalik, me rastrin e nënshkrimit të kontratës për shitjen e aksioneve të shoqërisë së telefonisë fikse "Albtelekom".

ZotiÇalik i paraqiti Kryeministrit Berisha një plan ambicioz investimesh për të modernizuar shërbimet e telekomunikacionit në Shqipëri si dhe aktivizimin brenda një kohe shumë të shkurtër të operatorit të tretë të telefonisë celulare, bazuar në teknologjinë më të fundit.

Kryeministri Berisha përgëzoi zotin Calik për privatizimin e "Albtelekom" dhe i uroi suksese në realizimin e këtij plani. Kryeministri theksoi se ky proces të shërbejë si një sinjal pozitiv për të inkurajuar investime të tjera të huaja në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›