E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria do të hartojë një strategji të re për parandalimin e zjarreve

Kryeministri Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave se qeveria po përgatit me përgjegjësi të madhe një strategji dhe qëndrim të ri ndaj zjarreve.

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Oketa Task-Force do të hartojë një strategji të re për përballimin me sukses verën e ardhshme të emergjencave të mëdha që mund të krijojnë zjarret.

Duhet të rishqyrtohet riorganizimi i këtij sistemi- vlerësoi më tej Kryeministri- veçanërisht problemet që lidhen me gatishmërinë e tij. Kryeministri nënvizoi se për shkak të terrenit të thyer të vendit, të mendosh përballimin e zjarreve nëpërmjet zjarrëfikësve, është jo realiste.

"Është e domosdoshme që të fillojë puna e të hapet tenderi për kontraktimin e marrjes me qera të avionëve zjarrëfikës ‘Canadair' dhe helikopterëve multifunksional, të cilët do të jenë të stacionuar në Shqipëri", u shpreh Kryeministri.

Për të siguruar një vëzhgim dhe kontroll më të mirë të zjarreve, Kryeministri theksoi se është e domosdoshme që brenda një kohe të shkurtër të gjitha kullotat dhe pyjet jashtë parqeve kombëtare t`u kalojnë tërësisht autoriteteve vendore. "Duhet të përcaktohet ndërtimi i rrjeteve dhe pajisjet me mjetet e nevojshme për vëzhgimit e terrirorit. Sistemi i vëzhgimit duhet të bëhet nga bashkitë dhe komunat e vendit. Në asnjë rrethanë dhe asnjë rast qeveria qëndrore nuk mund të ketë kullotat e Nivicës apo Shishtavecit. Të gjitha pyjet përveç parqeve kombëtare, qoftë edhe ato private duhet të kenë statusin e tyre të qartë dhe të prerë", nënvizoi më tej Kryeministri.

Me qëllim parandalimin e zjarrëvenieve të qëllimshme, Kryeministri e cilësoi si jashtëzakonisht të rëndësishëm rishqyrtimin e Kodit Penal, duke renditur si vepër të rëndë kriminale zjarrëvënien, jo me një diapazon 10 vite dënimi, por me një diapazon më të ngushtë.

Mw tej Kryeministri tha se vera përvëluese qw kaloi u karakterizua nga qindra zjarrëvënie nga kriminelë piromanë dhe jo piromanë, të cilat dëmtuan sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, ullishtesh dhe vreshtash, rrënuan dhjetra shtëpi dhe në disa raste rrezikuan edhe jetë njerëzish.

Kryeministri vlerësoi punën e Task-Force për përballimin e kësaj situate duke nënvizuar se në tërësi ajo veproi me efiçencë në mobilizimin e mjeteve të brendshme dhe në gjetjen e mbështetjes nga vendet mike. Kryeministri shprehu falenderimin e qeverisë shqiptare për ndihmën e çmuar financiare që dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Italia GjermaniÇekia dhe Ukraina në ofrimin e mjeteve dhe pajisjeve zjarrëfikëse. Kryeministri vlerësoi se pa këtë ndihmë zjarret në Shqipëri do të kishin patur përmasa shumë më të gjera dhe dëmet e tyre do të kishin qenë më të mëdha.
"Italia, Gjermania,Çekia kanë dhënë një ndihmë shumë të çmuar. Ndihmë të çmuar financiare dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ukraina dha një ndihmë të cmuar dhe pa ndihmën e këtyre vendeve zjarret në Shqipëri do të kishin patur përmasa shumë më të rrezikshme dhe dëmet e tyre do të kishin qenë shumë herë më të mëdha nga këto që janë sot", u shpreh Kryeministri.

Duke vijuar më tej Kryeministri vlerësoi se në tërësi parqet kombëtare janë ruajtur, por e vërteta është se klima imponon ndryshime rrënjësore të qeverisë shqiptare në dy drejtime; në drejtimin e eneregjisë për të cilin qeveria po punon në mënyrë të vazhdueshme për një qëndrim të ri, dhe drejtimi i dytë kryesor është qëndrimi ndaj zjarreve.

Kryeministri theksoi se është tepër e rëndësishme që të ketë një trajtim të shumëanshëm të problemit të zjarreve, ndërsa vlerësoi përpjekjet e ushtrisë, policisë, zjarrëfikësve dhe rojeve të pyjeve për betejën e jashtëzakonshme dhe sakrificën në shuarjen e zjarreve.
"Zjarret janë fuqi e verbër me një potencial shumë të madh shkatërrues. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për hartimin e një strategjie që do të pasqyrohet edhe në buxhetin e ardhshëm", tha Kryeministri duke shtuar se klima në vend dhe rajon po shkon drejt ngrohjes dhe për këtë arsye duhet përshtatur me të.

"Këto masa kërkojnë mbështetje të plotë ligjore dhe buxhetore, kërkojnë programim dhe planifikim në mënyrë që ato të jenë të kompletuara së paku deri në marsin e vitit që vjen. Është e domosdoshme të bëhet një ripërtëritje e plotë nw tw gjithë shërbimin e zjarrëfikësve. Ne duhet të synojmë një zgjerim të shpejtë kwtij shwrbimi, rajonizim më të pwrshtatshwm tw tij, stërvitje dhe furnizim më të mirë me pajisje. Këtë vit për ne është e vështirë të mendojmë të blejmë avionë zjarrëfikës ‘Canadair' , por ne duhet të gjithë investimin ta adresojmë para së gjithash në parkun e zjarrëfikësve në mjetet e tyre në stërvitjen dhe fuqizimin e tyre", u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›