E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria miraton projektin për modernizimin e gjendjes civile

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për modernizimin e shërbimit të gjendjes civile. Kryeministri Berisha tha se "vendimi, i propozuar nga Ministria e Brendshme, mundëson fillimin e zbatimit të këtij projekti që synon digjitalizimin e sistemit të gjendjes civile, krijimin e regjistrit civil elektronik, si dhe krijon një sistem adresash të standardeve më të mira."

Kryeministri theksoi se digjitalizimi dhe modernizimi i gjendjes civile është i rëndësishëm në veprimtarinë e shtetit. "Ky projekt ka impakt shumë thelbësor në tërë veprimtarinë e shtetit, në veçanti në procesin zgjedhor, i cili është mekanizmi bazë i një shoqërie të lirë", u shpreh Kryeministri.

Kryeministri informoi se për hartimin e tij janë bërë negociata dhe takime të shumta me ekspertë të OSBE-së, të cilët kanë marrë përsipër të financojnë në një masë të caktuar dhe të kontribuojnë në hartimin e projektit dhe zbatimin e tij.

"Ky projekt, - theksoi Kryeministri - është shumë parësor për ne. Krahas këtij projekti, Ministria e Brendshme duhet të parashohë regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë. Sikundër duhet të ecim me kompletimin sa më shpejt të arkivave digjitale të vendit."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›