E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Drejtoreshën e Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme

Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij Drejtoreshën e Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme. Zonja Elisa Maria Fiocca ka prezantuar në këtë takim tre projekte të firmave të ndryshme. Së pari, ajo i ka shprehur Kryeministrit Berisha interesin që "Corifer" ka treguar për të marrë me koncesion hekurudhën shqiptare. Më pas, ajo ka prezantuar projektin e një grupi biznesmenësh italianë për ndërtimin e një fshati turistik, brenda të cilit të organizohen dhe aktivitete të kujdesit shëndetësor përmes ndërtimit të qendrave të fizioterapive apo dializave. Në fund të këtij takimi, Drejtoresha e Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme ka prezantuar dhe interesin e një tjetër firme për investime në hidrocentralet e vegjël ekzistues.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›