Zëvendëskryeministri Oketa takon Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin John L. Withers II
Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa priti sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zotin John L. Withers II
Zëvendëskryeministri pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Withers II, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar këtë të fundit si një aleate të pazëvendësueshme të demokracisë shqiptare.
Duke vlerësuar Marrëveshjen e Sfidës së Mijëvjeccarit Zëvendëskryeministri Oketa informoi Ambasadorin Withers II për zhvillimet pozitive të deritanishme në kuadër të kësaj marrëveshje.
Zoti Oketa tha se të dy palët po punojnë me përkushtim dhe brenda gjashtë ditësh do të inaugurohet hapja e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit.
Gjithashtu Zëvendëskryeministri Oketa vlerësoi si mjaft të vlefshëm qëndrimin e SHBA-ve ndaj ccështjes së Kosovës duke shprehur edhe njëherë bindjen se pavarësia është e vetmja zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë.
Duke u ndalur tek vizita e Presidentit Bush Zëvendëskryeministri Oketa vlerësoi se kjo vizitë ishte historike nga përmasa dhe mikpritja që populli shqiptar i bëri Presidentit amerikan.