Kryeministri Berisha akuzoi bizneset për mospagim të energjisë
Kohë më parë, kryeministri Berisha disa herë akuzoi në publik Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për faturimin e bizneseve. Berisha hodhi dyshime se përqindja e energjisë që i faturohet biznesit në raport me totalin e konsumuar në vend nuk paraqet realitetin. Madje, ai deklaroi në atë kohë se nuk do të lejojë që të rritet çmimi i energjisë përsa kohë KESH-i nuk do ta ndryshojë këtë raport. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare reagoi agresivisht ndaj këtyre deklaratave. Ndonëse e pafuqishme për të kundërshtuar direkt kryeministrin, në mënyrë të tërthortë mundohej të hidhte poshtë akuzat e kryeministrit, duke nxjerrë në publik shifra që, sipas saj, dëshmonin se biznesi paguan atë që konsumon.
Abonentët Matësa të dëmtuar Pa matësa
Familjarë 14 680 72 452
Biznese 2 094 14 674
Shtetërore 336 1 537
20 Mars 2008