Moti i keq, defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë-Prizren
Moti i keq i ditëve të fundit ka sjellë një defekt të rëndë në linjën e tensionit të lartë 220 kilovolt Fierzë-Prizren. Kjo linjë e tensionit të lartë është një nga tri linjat që bëjnë të mundur furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin si dhe një prej tri linjave të interkonjeksionit, nga i cili vendi merr energjinë nga importi. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Për këtë arsye është ndërprerë sistemi i furnizimit nga kjo linjë, e cila kishte pasuar me kufizime të energjisë në disa zona të vendit. Stakimi u krye në orën 8:00 të mëngjesit ndërkohë që specialistët e sektorit të riparimit të avarive në KESH kanë nisur dje të punojnë për riparimin e tij.
20 Mars 2008