E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha njihet me projekte për TEC-e lëvizëse, nga kompania finlandeze WARTSILA

Kryeministri Berisha priti sot pasdite në zyrën e tij Përfaqësuesin e kompanisë finlandeze WARTSILA, zotin Sergio Sandrin, i cili i prezantoi Kryeministrit projekte për ndërtimin e TEC-eve të tipit motor diezel gjeneratorë,përfaqësues të teknologjive bashkëkohore tashmë të njohura në vende të ndryshme të botës. Në projektin e kompanisë finlandeze, multinacionale, tashme, përfshihen TEC-e të vegjël në qytete të ndryshme të vendit si në Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Tiranë.

Investimi për projektin e parë pilot në qytetin e Elbasanit arrin në 17 milionë euro, me fuqi 27 Megawat dhe pritet të përfundojë për një vit. Ky projekt ofron prodhimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe asaj termike me efiçencë maksimale mbi 80 për qind të shfrytezimit te energjisë së lëndës djegëse.

Kjo teknologji mbështetet parimin bashkëkohor të prodhimit të energjisë në mënyrë të decentralizuar, duke përmirësuar humbjet teknike të rrjetit. Centrali i Elbasanit është më i madhi i tipit diessel në Ballkan.

Kompania finlandeze WARTSILA pasi ka studiuar tregun e Shqipërisë dhe të Ballkanit prej 10 vjetësh, ka përzgjedhur Shqipërinë për këtë projekt që e fillon ne Elbasan e më pas vijon në qytetet e tjera.

Kryeministri garantoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të qeverisë e hallkave të saj në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti kaq të rëndësishëm për ekonominë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›