Kryeministri Berisha inspekton fabrikën e përpunimit të letrës në Elbasan
Gjatë vizitës në qytetin e Elbasanit Kryeministri Berisha inspektoi një fabrikë për përpunimin e letrës në këtë qytet, investim i një firme private me vlerë 3 milionë euro.
Kryeministri e vlerësoi këtë fabrikë si një kontribut të rëndësishëm në kujdesin ndaj mjedisit.
“Kjo fabrikë përpunon mbetjet e letrave të të gjithë Shqipërisë dhe prodhon letër ambalazhi, e cila përdoret si në vend ashtu edhe për eksport në vendet e rajonit. Ajo funksionon sipas standardeve më të mira të BE-së. Letrat të gjitha riciklohen dhe bëhen tërësisht të pastra duke mos krijuar asnjë ndotje. Kjo fabrikë ka një kontribut të madh spese përpunohen mbetjet e letrave duke dhënë një prodhim në kushte ekonologjike. Kjo është një fabrikë shumë e rëndësishme për Elbasanin”, u shpreh Kryeministri.
Për ndërtimin e kësaj fabrike është shfrytëzuar një kredi e marrë nga banka dhe nga të ardhurat e investitorit. Kapaciteti i prodhimit të saj është 700 tonë në muaj apo 8000 tonë në vit. Si fillim në këtë fabbrikë jane punësuar 35 punëtorë dhe më pas numri i tyre u rrit në 60 punëtorë.