Kryeministri Berisha pret një grup financuesish, anëtarë të EZRA Network
Gjithashtu, ata shprehën gatishmërinë për të hyrë si financues dhe në projekte të tjera të sugjeruara dhe që janë me prioritet për vendin.
Kryeministri Berisha, pasi i falënderoi për vendimin e marrë për të financuar projekte madhore në Shqipëri, bëri një ekspoze të përmbledhur të arritjeve dhe reformave në fushën ekonomike dhe të reformave në tërësi. Ai i informoi për projekte madhore në fushën e energjisë, projektet për hidrocentrale që po vlerësohen dhe po fillojnë të tenderohen, TEC-et, impiantet e erës, etj. Gjithashtu, Kryeministri theksoi se në planet e qeverisë përfshihen reforma për të mbështetur prodhimin e energjisë bërthamore dhe atë diellore. Krahas projekteve në fushën e energjisë që synojnë të diversifikojnë burimet e prodhimit të saj, një tjetër fushë prioritare me shumë interes për investitorët e huaj, është edhe turizmi. Po ashtu, prodhimi i çimentos, fusha minerare, si dhe projekte të shumta të rrugëve që po ndërtohen dhe që presin të financohen.
Presidenti i Grupit, Dr. Dieter Eichhorn, falënderoi Kryeministrin Berisha për sugjerimet e bëra në zgjerimin e gamës së projekteve që ata mund të financojnë dhe e siguroi se do të fillojnë punën për t’u koordinuar me investitorët në realizimin e investimeve në këto fusha.