E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e Piramidës, lejen KRRTRSH, shmanget Bashkia

12/07/2011  Gati projektligji që i hap rrugën ndërtimit të parlamentit të ri

Bashkia e Tiranës është shmangur nga procedurat e pajisjes me leje ndërtimi të kompleksit të ri parlamentar, që pritet të ndërtohet në vendin ku sot është Piramida, që prej disa vjetësh mban emrin Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”. Në projektligjin e hartuar posaçërisht për këtë qëllim, neni 3 i tij, përcaktohen institucionet që do të japin lejen e ndërtimit për këtë objekt. Thuhet se organi kompetent që do të japë miratimin e tij për një ndërtim të tij është KRRTRSH-ja, e cila drejtohet nga kryeministri. Natyrisht, edhe Bashkia e Tiranës do të jetë pjesë e kësaj procedure, por KRRTRSH-ja është organi më i lartë vendimmarrës për këtë qëllim, ndërkohë që firmën do ta hedhë ministri i Punëve Publike dhe Transportit, i cili në këtë moment është Sokol Olldashi, ministria e të cilit do të kujdeset dhe për prishjen e piramidës.

Hyrja në fuqi

Projektligji, i cili pritet të hyjë në fuqi në sesionin e ardhshëm parlamentar, merr fuqinë 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Me mbarimin e këtij afati i institucionet përkatëse janë të detyruara me ligj që të fillojnë përgatitjet për shembjen e Piramidës, e cila deri në vitin 1991 ka shërbyer si vend muze për diktatorin, dhe ngritjen e parlamentit të ri, projektin e të cilit e ka fituar një studio austriake. Nga ana tjetër, vihet re se edhe këqyrja e punimeve apo inspektimi do të bëhen nga Inspektorati Kombëtar i ndërtimit, duke shmangur dhe në këtë rast Bashkinë e Tiranës, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale është shprehur se nuk është domosdoshmërisht për prishjen e Piramidës. Në lidhje me këtë çështje është hapur dhe një debat i gjerë, ku nuk janë të paktë zërat që janë kundër prishjes së saj, kryesisht nga krahu i majtë politik

Neni 3

Autoriteti dhe procedurat për lejen e sheshit dhe lejen e ndërtimit

1. Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar autoriteti shtetëror kompetentë për dhënien e lejes së sheshit dhe lejes së ndërtimit është Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH).

2. Kërkesa për lejen e sheshit dhe lejen e ndërtimit paraqitet në një procedim të vetëm administrativ dhe nuk i nënshtrohet asnjë pagese.

4. Dokumentacioni i miratimit të sheshit dhe lejes së ndërtimit firmosen nga ministri që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.

Neni 7

Kontrolli i mjediseve të ndërtimit. Ushtrimi i kontrollit në mjediset ku kryhet ndërtimi bëhet nga i inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në përputhje me praktikat që parashikon legjislacioni përkatës.

Kantieri

1. Ngritja e kantierit të punimeve bëhet në sheshin e liruar të ndërtimit në përputhje me kushtet dhe kriteret teknike në fuqi.

2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij neni

Neni 6

Mbikëqyrja e punimeve

Vlera e përgjithshme e mbikëqyrjes së ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Oponenca e projektit dhe kolaudimi i punimeve

Ngarkohet Këshilli i Ministrave:

a) të përcaktojë i institucionin për kryerjen e oponencës teknike,

b) të përcaktojë procedurën e kolaudimit të punimeve të kompleksit të parlamentar.

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Projekti fitues

Projekti fitues për Parlamentin e ri u shpall Maketi 11022 T, i paraqitur nga studioja vjeneze COOPHIMELB AU. Juria ndërkombëtare bëri vlerësimin e 12 projekteve të kompleksit të ri parlamentar, duke shpallur fituesin e atij projekti i cili do të jetë edhe Parlamenti i ri, i cili mori 88 pikë nga juria, ndërsa publiku ishte përzgjedhës me 15% të pikëve. Si qendra e ardhshme e politikës së Republikës së Shqipërisë, Parlamenti i hapur i Shqipërisë krijon një shenjë të rëndësishme arkitekturore në një nga pjesët më të rëndësishme të teksturës urbane në Tiranë. Duke kufizuar njërin skaj të aksit kryesor të qytetit, ai pozicionohet pranë institucioneve kryesore qeveritare.. Dhoma e Parlamentit të ri reflekton hapësirën bazë demokratike, si sundimi i fuqisë së elektoratit, duke vendosur publikun mbi pjesëtarët e zgjedhur të Kuvendit pa i hequr të drejtën sallës së madhe, hall-it, të jetë qendra metaforike dhe fizike e ndërtesës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›