Kryeministri Berisha i dërgon telegram ngushëllimi Presidentit George W. Bush për tragjedinë në Universitetin Virginia Tech, në SHBA
Kryeministri Berisha i ka dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit George W. Bush, një telegram ngushëllimi për tragjedinë e ndodhur në Universitetin Virginia Tech. Në këtë telegram Kryeministri shkruan:
"U shokova dhe u trishtova jashtë mase nga lajmi i tragjedisë në Universitetin e Virxhinia Tech. Në emër të popullit shqiptar, dëshiroj t'Ju shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe gjithashtu, dua t'ju shpreh Juve, zoti President dhe gjithë popullit amerikan gjithë mbështetjen time.
Ne mendojmë dhe lutemi për ju familjet e viktimave dhe të gjithë komunitetin e Universitetit të Virxhinia Tech në këto momente të vështira.
Shpresoj që familjet amerikane të gjejnë prehje tek Zoti dhe tek njëri - tjetri, si dhe të gjejnë forcë në këtë tragjedi të rëndë".