E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon delegacionin e Partisë për Prospertitet Demokratik Tetovë

Kryeministri Berisha priti sot një delegacion të Partisë për Prosperitet Demokratik Tetovë, kryesuar nga kryetari i kësaj partie z. Abdyladi Vejseli.

Delegacioni i Partisë për Prosperitet Demokratik e njohu Kryeministrin me përpjekjet e kësaj partie për thellimin e dialogut politik në Maqedoni, si dhe me impenjimin dhe përpjekjet e saj për të ndihmuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falenderoi delegacionin për kontributin që Partia për Prosperitet Demokratik jep ne zhvillimin e një dialogu pozitiv në Maqedoni. Kryeministri Berisha shprehu bindjen e tij se për zbatimin sa më mire të marrëveshjes së Ohrit duhet një bashkëpunim i frytshem mes faktoreve politike në Maqedoni.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën politike në rajon dhe më gjerë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›